Në lartësinë e syve:Maria Kuci


Në lartësinë e syve.

Paqja më pushton në shpirt

brenda meje ti vishesh dritë

Të shoh si të shkëlqejnë sytë

Me ta flas

Me ta qesh

Ata adhuroj

Ti je perballë

Në lartësinë e syve të mi

Rilind mbas çdo rrebeshi

E mbas cdo rreze që bie

ngjyrë të purpurt merr një dashuri

E njëjta si më parë

E ndryshme sepse është e re

Te dua në krahun e majtë

Të dëgjosh ndjenjën

Të dua në lartësinë e syrit

Të shikosh dashurinë

Të dua në piedestal

Si pushtues të shpirtit

Të dua në ajër

Si jetën time

Të dua pëshpëritjesh

Si forcë

Të dua buzëqeshjes

Si diell që ringjall gjer në palce

(Perkushtim çifteve te dashuruara)

————————————-

About Post Author