Në liqen-Ferit Toma


Mjellma e bardhë në liqen

Po vozit, bishtin e ngren,

Aty pranë janë dhe patat,

Eh sa zhurmë bëjnë qafëgjatat.

Fëmijët ato po i vështrojnë,

Një mbasdite me to e kalojnë

Qeshin ato dhe duartrokasin,

Ato tremben, po ne si ngasim.

Një rosak e një patok

Zhyten thellë porsi dy shokë

Kapërcejnë dallgë e valë

Porsi dy notarë të rrallë.

Shndrin liqeni si flori

Rrathët bëhen rrumbullak

Këtu do vimë përsësi

Se ka mjellma e rosakë.

Mund të jetë një imazh i mjellmë dhe patë