Në Lushnje, ku libri flet me gjuhën e përditshmërisë
Lushnja është gjithmonë një ofertë e çlodhjes dhe kërkimit të oazeve shpirtërore, ndaj gjithmonë udhëtimi drejt saj ka qenëdhe mbetet jo vetëm i dëshiruar, por dhe i spërkatur me ndjesi të imëta malli e kujtese…
Shpesh zgjohem mëngjeseve me imazhin tënd dhe nis e kërkoj në rrugëtimin tim gjithçka që lidhet me ty, me emrin tënd dhe kujtesën tënde. Që kur kam ikur prej teje, e cila ka qenë ikja ime e parë dhe e përmallshme, jam kthyer gjithmonë në gjirin tënd, qoftë si prani fizike, qoftë në ëndrrat dhe dëshirat e mia. Jam kthyer me librat e mi, poezi, tregime, romane, pjesë e përkushtimit për të ndërtuar një urë të vogël me lexuesin, ku prania jote, frymëzimi që buron prej teje, kanë qenë dhe mbetën më shumë se kujtesë për mua.
Të hënen, më 11 Nëntor, udhëtova drejt teje Lushnjes time. Shkova për të marrë pjesë në panairin që bashkia e Lushnjës, në bashkëpunim me shoqatën “Myzeqeja” dhe “Unionin e shkrimtareve Lushnjarë” do të çelte në sheshin para Muzeut të qytetit për librat dhe autorët lushnjarë.
Unë dërgova në këtë panair disa kopje të të gjithë librave të mi, tregime e romane, dhe libra me shkrime estetike .
Në orën 15 pasdite, arrita në Lushnjë dhe u ula të pinim një kafe me disa miq poete dhe shkrimtarë Lushnjarë. Janë suprizuese gjithësesi këto takime, që mbartin sinqeritet e dashamirësi, përkushtim për letrat, i cili na bashkon dhe na thërret të jemi sa herë vij këtu, në prani të njëri tjetrit. Edhe pse komunkimet me Lushnjën janë të vazhdueshme, vajtje ardhjet gjithashtu, malli për këtë qytet, malli për Myzeqenë tonë është i pranishëm dhe flet me një gjuhë të ëmbël poetike. flet me nanurisjet e erës së fushëtirave, me gjuhën e grunjërave të pjekur dhe bukëvaleve të tokave pjellore të këtij hambari të madh shqiptar.
Panairi u hap në orën 16 30 në sheshin para Muzet te Qytetit me pjesëmarrje të dhjetëra e dhjetëra shkrimtarëve e poetëve lushnjarë, qoftë atyre që jetojnë e krijojnë në Lushnje,qoftë atyre që jetojnë e krijojnë në Tiranë, Durrës, Vlorë, kudo nëpër Shqipëri, por dhe në emigracion e disaporë, që nga Greqia, Italia, Gjermania , gjer në Amerikën e largët.
Panairin e hapi kryetari i unionit te shkrimtareve “Lushnjar Kozma Gjini, i cili e quajti atë një komunikim të Lushnjës dhe të Myzeqesë me elitën e vet kulturore e shpirtërore, shkrimtarët dhe letrarët e saj.
Organizatori zoti Niko Ferra dhe z. Kozma Gjini, figura te larta dhe të mirënjohura Lushnjare, që me librat e tyre, veçmas me këtë angazhim e përkushtim, që ky eveniment të jepte më të mirën e mundshme, meritojnë përgëzime dhe mirënjohje.
Orët e këtij panairi e gjallëruan disi jetën e qytetit të Lushjës, e bënë më me kuptim kohën e lirë të lushnjarëve, të cilët janë njerëz që e duan letësrinë dhe artin, e duan librin dhe dëshirojnë që ta kenë atë bashkëudhëtarë të modernitetit dhe përditshmërisë së tyre.
Takimin e pershendeti dhe Poeti Kujtim Hajdari, i cili kishte ardhur nga Amerika e Larget.
Takimet me Ollga Selmanin, Shire Kasapin, Valter Dautin, Emine Boricin, Anila Toni, Elona Tabakun, Sheqere Sina dhe shumë poetë dhe shkrimtarë të tjerë me dhane oksigjenin e duhur te Kulturës Lushnjare. Ne kete takim Kryetarja e Bashkise zonja Eriselda Sefa u përqëndrua dhe takoi të gjithë poetet dhe shkrimtarët Lushnjarë, pjesëmarrës në këtë Takim.
Nje entuziazëm te bukur i dhanë kësaj mbrëmje dhe një Grup i fëmijëve që me vallet e tyre të trevës së Myzeqesë por dhe te trevave e tjera, si dhe recitimet e disa fëmijëve nga krijimet e autoreve Lushnjarë, bënë që sheshi i qytetit të Lushnjes të mbushej plot e perplot me njerëz të të gjitha moshave.
Në Lushnje, në këtë qytet të mendësive progressive, mbi gjithçka që rrethon jetën e lushnjarëve, libri nuk flet vetëm me gjuhën e kësaj dite të veçantë panairi, por flet me gjuhën e përditshmërisë, pasi lushnjarët gjithmonë e kanë dashur librin dhe nuk është rastësi që Myzeqeja ka kaq shumë shkrimtarë dhe artistë, që i konsideron kurorë të krenarisë së saj të ligjshme.
Ne fund të këtij takimi, të gjithë shkrimtarët pjesëmarrës u mblodhën në Hollin e Muzeut dhe bënë zgjedhjet e reja për kryesinë e re të Lidhjes së Shkrimtarëve Lushnjarë. Në takim pati dhe debate konstrutive për mbarëvatjen e Lidhjes. Në bazë të statusit të shoqatës së shkrimtarëve, që përcakton se një Kryetar shoqate nuk mund të rri më shumë se dy vjet, kryetari Kozma Gjini dha dorëheqjen dhe u hap rruga për të zgjedhur Kryesin e re.
Pothuajse me Unamitet u zgjodhën në këtë kryesi
Emine Borici, Hyqmet Hasko, Anila Toni dhe Elona Tabaku.
Kryesia zgjodhi
Z- Emine Borici.Anila Kryetare
Z -Anila Toni zv Kryetare
Z- Hyqmet Hasko Sekretar
Z-Elona Tabaku Sekretare.
Zonja Emine Borici, në emër të kryesisë, falenderoj të gjithë poetët dhe shkrimtarët Lushnjarë, që na dhanë mundësinë të drejtojmë për dy vjet Lidhjen e Shkrimtarëve Lushnjarë.