Në malet e Labërisë
Ku mbushem me frymëzim
ne malet e Labërisë
ku lashë ëndrrat feminore
me çon vargu i poezisë.
Ne ato gurra buronja
ku u rrita e piva sise
sikur me thërrasin eja
ktheu bir mos rri i trishte
Këto male janë thesare
plot kullota trëndelinë
si ne gji te Perëndisë
je ti Labëria ime.
Atje gjoksin ma rreh era
dëgjoj melodinë e fyellit
ne dëborë ne sy te diellit
rron me mish te pjekur helli.

Exif_JPEG_420