Në mars shkrij si borë…Leonard Pipa


Në mars shkrij si borë,

Nga supet e mi varen ortekët inatshumë,

Humbjet e dimrit i shtrëngoj në dorë,

Si uji vrrullet i vërshoj në lumë!

mars dita më mban lidhur,

Në marrshime nisjesh pranverore,

Kur gjojën e kam të hidhur,

Përtyp si rrezja pak sheqer dëbore…

E nisem malleve të paçmallur,

Në kaltërsitë përmbi re,

Gyjsma e trupit më është kallur,

Gjysma tjetër është dhe!

Në mars unë çel bashkë me bajamet,

Krahët më mbushen kanarina,

Në degën time dita mbahet,

Në gjoksin tim ndërohet stina!