Në mbrëmjen e vallëzimit-Vilson Mersinllari


E veçanta e këtij -Krijimi Poetik-është ;-se është shkruar 40 vjet e kusur më përpara kur ishim në moshën e adolishencës dhe më kujtohet si tani ja kam

dhënë sëbashku me disa krijime të tjera një -personi-që për etikë nuk ja përmend emrëin i cili kishte botuar një libër me vjersha për partinë ku reagimi i

tij ka qënë -brutal-mi ka grisur para syve të mi.Ç’i ke keto vjersha -dashurickash-më tha.–Ku është këtu -partia-ku janë organizatat e masave,ku janë——

komunistët-.??? Me gjithëatë edhe sot e mbaj mënd dhe e rishkrova prapë,

Në mbrëmjen e vallzimit ti më rrije

më rrije e heshtur,e vetmuar

vetëm syte e mi ishin ngulitur

tek sytë e ty për të vështruar.

Rrije herë,herë ti me kokë ulur

mu në mes të shoqeve të tua

atje ku ishe ti,mes -shoqesh-

me ”bisht”të syrit më shikoje mua.

Filloj muzika e vallzimit

u çova drejt teje u sula

ka mundësi të vallzojmë thashë

dhe para teje unë u perkula.

Muzika që filloj,ishte një vals

një vals i bukur,hije rëndë

ashtu e kuqur ti në fytyrë

menjëherë u çove në këmbë.

Filluam bashkë ne të dy

filluam të dy të vallzonim

s’flisja dot nga emoncioni

që ne të lirë të bizedonim.

E mbaje ti kokën poshtë ulur

edhe kur me mua vallzoje

shpesh here e ngrije,nga pak kokën

dhe me turp në sy mua më shikoje.

Më në fund e mora guximin

duke vështruar në sytë e tua

dhe të thashe duke u dridhur

të dua ty moj vajzë ty të dua.

Në sytë e tua atë çast unë pashë

një rreze drite,një shkëlqim

me buzëeshjen tënde të ëmbël-

sikur ju thoshe shoqeve,është i dashuri im.

VILSON MERSINLLARI.

VITI-1978.