Në Mesdhe-Gezim Llojdia



Gezim Llojdia
1.
Një risk hënë mbi Mesdhe.Limani endej mbytej nga zhaurima.
Peshqit dhe gjallesat  struken.Në thellësi. Shpezët qërojnë sqeptë,nga rruazat e arta.
Mbi “oqeanin tim”.Delfinët  s’flenë.Humbëtirë gjithandej.
Mesdheu dhe perëndimi,si flaka.
 Deti të trazon.Dallga, të shkund e përhumb. Eci nëpër limer.
E di që poet,s’jam unë.
2.
Anije pa busullë.Mendimi im.Zë vend ndër brigje.
Ka mjegull shumë në liman.Aty ku ankorohen anijet.
Te ” Kepin e shpresë së ëndërruar”.Hëna ende e pathinjur.
Qielli po qërohet.
Po çahen retë.Mesdheu i përgjumur.
Lundërtar, s’jam unë.Po vij nga Itaka.
-A keni dijeni për Odisenë?
3.
Një zjarr ,që prushëron.Këtu në Mesdhe.Mërgimtar me detin në gji.
Një copë ranishte e shkretuar.Askërkund.
Lot i hidhur në mote garbi.
Ikin pulëbardhat,gaforret gërryejnë shkëmbinjtë.Anije,që vijnë.
Kroçere të bardha,trazuar blu dhe me vija.
Vajtime nëne. Më presin ëndrrat.
-Kur do të kthehesh o bir?Nga viset e mia.
Pushtuar deti nga bryma. Veçse pulëbardha.
Peshkatorët zhurmërojnë.Tratat mbetur nëpër thellësi.
Rrjetat e çara.
 Vijmë nga shtegtojnë retë. Thyejmë qelqet ku endemi çdo ditë.
Atje  ku na tretet fryma.