NË MESNATË !
Sonte në mesnatë,hëngra ca copëza Hëne.
Sa shumë më shijoi,sikur hëngra një pjepër.
Sonte në djep,më këndonte një ninullë nëne.
Sonte,kërceja lisave të malit,sikur isha ketër!
Sonte një yll i vodha qiellit,dhe në gji e futa.
U përlesha me ujqërit,që më ndiqnin me furi.
Një tufë lule në Planetin Mars për ty këputa.
Sonte në Arktik,shkrimë akujt e bëmë dashuri!
Në shkretëtirën e Saharasë,piva ujë burimi.
Në majë të Everestit, me një frymë u ngjita.
Një libër e lashë në majë,në shënjë kujtimi.
“Të munda Everest,sa kisha në kokë bërtita”!
Sonte,unë e kalova me not,Oqeanin Atlantik.
U bëra mik me Balenat,me peshq dhe ngjala .
Nuk ndjeja fare lodhje,por nuk kisha as frikë.
Më përshëndetnin ëmbël e më bënin të fala !
Vrapova natës me yje,e u gdhiva në Ukrainë.
I veshur si ushtar kalova unë në çdo llogore.
E pashë nga afër, në pellgjet e gjakut ..Lirinë!
Në gjithë Ukrainën,lexova veç një fjalë,fitore!
Kjo natë e gjatë ,do të doja të mos mbaronte.
Të endesha në natën e bardhë,aty ku lind Liria.
Nuk rendja,gjithë qenia ime drejt teje fluturonte.
Më fliste,më rinonte, më jepte zemër..Dashuria.!
