Në mund të ngrihesh-Kasam Shaqirvela


Dje, në Malin e Dajtit, te Restoranti “Panorama”, atje ku shqiponjat kuvendojnë me retë, deklamova poezinë time kushtuar Migjenit, në Orën Poetike të Poetekës mbarëkombëtare”Ndue Bytyçi”.

**

Poezi nga: Kasam SHAQIRVELA

NË MUND TË NGRIHESH

(Millosh Gjergj Nikollës-Migjenit)

Ngrihu Migjen në do për të parë

Se Shqipëria ku do të mbërrijë

Dhe mjerimi si në këngën tënde

Po na shpon brinjë më brinjë.

Ngrihu Migjen…

Në mund të ngrihesh

Trojeve të Atdheut

Mëngjesçe të gdhihesh

Ti, atëherë, ke për të parë

Vargjet e Poemës sate të mjerimit,

Ku po dergjen, ku të kanë rënë

Dhe ke për të parë me sy vetë

Bukurinë që sot trishtueshëm

Anembanë shqiptarët i vret..!?

Por dhe atë Malin Plak

Që në fyt i kanë vënë lak

Dhe s’bëzan…

Kur ikin njerëzia

E lënë Vatan…

Se, Shqipërinë e mjerë,

E lanë të shkretë ..

Qaj moj Nënë, kërko medet

Dhe thuaj Atdheut le të na presë

Edhe pse s’dua këtu të vdesë

Dhe Trojet e mia t’i pres në besë

Lakun nga qafa dot vet s’e qes

Nëpër udhëkryqe të metropoleve

Humbur si përroi në ujin e xholeve

Më vuan shpirti për një amanet

Ta përmbushë dëshirën e tim et..

Sikur dhe mishi në na marrtë erë

N’degdisje në gjeografinë e pafund

Lulet le t’i çelë në vendin e vet

Aty të derdhen djersë e mund

Ndaj të lutem, t’përbehem deri n’qiell

Eshtrat varri të mos na i tretë…

Le t’na ngrohë amshueshëm i yni Diell!

Se gjeni ynë yllnor ka veç një t’vërtetë!

Atë që Hyjtë ia dhanë vetë..!