Poezi nga: Kasam ShAQIRVELA
Kasam ShAQIRVELA

NË MUND TË NGRIHESH
(Migjenit)
Ngrihu Migjen në do për të parë
Se Shqipëria ku do të mbërrijë
Dhe mjerimi si në këngën tënde
Po na shpon brinjë më brinjë.
Ngrihu Migjen…
Në mund të ngrihesh
Trojeve të Atdheut
Mëngjesçe të gdhihesh
Ti, atëherë, ke për të parë
Vargjet e Poemës sate të mjerimit,
Ku po dergjen, ku të kanë rënë
Dhe ke për të parë me sy vet
Bukurinë që sot na vret..!
Por dhe atë Malin Plak
Që s’bëzan…
Kur ikin njerëzia
E lënë Vatan…
Se Shqipërinë e lanë të shkretë
Qaj moj nënë, kërko medet…
Thuaj Atdheut le të na pretë
Edhe mishi në na marrtë erë
Po të përbehem e t’lutem n’qiell
Eshtrat varri të mos na i tretë!