Në natën buzë detit
Përkundet bota, nëpër ëndrra…
Kur nata zbret, përplot me yje…
Me rritëm valësh, të rreh zemra,
Tek ndjen një mall, si fllad ndër pyje…
Dhe, një nga një, sekondat ikin…
Dhe, ora orën, shpejt e ndjek…
Me mijëra ëndrra, ndizen, fiken,
Si ca rreklama, në qytet.
Kur, vala, bregun ledhaton…
Në perqafim, plot afsh e etur!…
I dehur shpirti, diç kërkon!…
Tek, ëndrra ndjell, një mall te vjetër.
Si pa kuptuar, tretet nata…
Një yll mëngjesi, të feks tutje…
Aspak s’të lodhin, orët e gjata,
Veç, ndjen pak etje, për një puthje.
Si fëshfërima, ndjen ca fjalë…
– Mos ik kaq shpejt!… – Me vehte thua…
Si në përrhumbje, pak ngadalë,
Ti, pëshpërit: – Sa fort, të dua!…
Por, tok me natën, ëndrra shkundet…
Çudi të vjen, sa shpejt u tret!…
Ndër djepe , bota, prap’ përkundet…
Prap’, ëndrrën ndjell, kur nata zbret…
* * *