Në nderim të profesorit dhe studiuesit tashmë të ndjerë matjan Rakip Lasku, një vlerë krijuese e jashtëzakonshme-Ethem Cipi 

Ethem Cipi 

Fjala ime e shkurtër në takimin e organizuar me rastin e lindjes se poetit shkrimtarit, profesorit dhe studiuesit tashmë të ndjerë matjan Rakip Lasku, një vlere krijuese e jashtëzakonshme.

Nuk duhet te harrojme miq kush e beri kaq te madh Rakip Laskun qe ne qarqet akademike ku shkruhet fjala shqipe lëvderohet emri i tij.

Eshte njerzorja kjo e padukshme e krijuesit bashke me talentin e tij qe shoqeron vepren letrare.

Eshte nje vlere per Matin dhe letersine sidomos ate per femije emri i Rakip Laskut vepra e tij letrare studimet e tij gjuha, jane nje vlere e padiskutueshme ku mund te mbeshteten sot krijuesit e rinj

Edhe permbyllja e tij viteve te fundit te jetes ishte nje goditje ndaj te shemtuares, ishte nje rebelim ndaj botes se padrejte ishte nje heshtje nje pauzë e shkrimtarit ndaj fallsitetit, te rendomtes, te shemtuares.

Nuk dua te tregohem nihilist por une e kam krahasuar me Fatos Arapin po po me të madhin e vargut shqip ,shoh një përbashkim te sjelljes dhe shprehise mes tyre.

Ne matjanet duhet te jemi kranar qe ky pasardhes I Budit, lindur ne trojet nga vjen poeti I pare I shqipes ishte bashkohes me ne.

Nuk dua ti jap takimit nje vlere perkujtimore sepse pas vdekjes sikur vete natyra i vlereson me shume njerezit se cfare kane dhene ne jete por Rakip Lasku ishte i rralle, ruaj kujtimet me te mira per poetin

Edhe tani e kam perpara syve te mi, eshte ulur diku nder vendet tona dhe vetem degjon e percjell nje buzeqeshje, sic fliste rralle por kur fliste i kishte hije fjala.

Në ka një njeri që të dëgjonte pastaj shprehej që njihte krijuesin e vërtetë nga ai amator ky ishte Rakip Lasku.

Meqe jemi ketu dy here kam qene prezent ku njerez te ndritur kane vleresuar artin e fjales se shkruar te Matit.

Duhet theksuar qe Mati ka shkrimtar, poet, studiues dhe artiste te mrekullueshem, nuk po i permend me emra se vertete jane shume, po kaq shume sa edhe sot midis nesh kjo salle shkelqen, ndonese ne matjanet nuk e duam shume njeri tjetrin ashtu sic nuk duhen mes njeri tjetrit shkrimtaret ne pergjithesi

Njehere ne shtepine e poetit te madh te ndjere Dritero Agolli, ai tha

Ju matjanet keni nje poet te mire Basir Bushkashin, ndersa Rudolf Marku Laureati ynë kishte nje simpati te jashtezakonshme per Rakip Laskun sa shpesh ku flitej per Matin e permendte me respekt.

Le te prehet ne paqe I urti, I dituri I talentuari Rakip Lasku, nder dhe krenari per te gjithe ne

Do Doja te falenderoja familjen e poetit Lasku, bashkëshorten, vajzen, djalin , autorin e librit profin e mire qe eshte korrekt dhe njohes i mire i fjales dhe poetit Kujtim Stana, organizatoret, Biblioteken e Matit, do doja te falenderoj te gjithe pjesemarresit e shumtë këtu njëri më vlerësues se tjetri qe nderojne emrin e poetit tonë matjan.

Nderime dhe respekt emrit dhe vepres.