“Në një anë atje tek lumi”-Adriana Kongjini Bala


“Në një anë atje tek lumi”

Në një anë atje tek lumi,

Ku shkon poshtë me rëmbim,

Mbi një shkëmb qëndron “pëllumbi,”

Seç ma kapi syrin tim.

Krahët e shkruara me ngjyra,

Nga bukuria më magjepsi,

Mua ç më qeshi fytyra,

Pranë tija ai më deshi.

Buzë lumit pemë dhe lule,

Për kurorë mblodhi një tufë,

Ta bleva mendjen moj nure,

Eja pranë fort të të puth .

Mere me ngadal mor djalë,

Se na shohin dalin fjalë,

Ti them Nënës dhe Babait,

Zemërën ja kam falë “Pashait”

Po nqoftë se nuk pranuan?

Për mua nuk janë dakort?

Do tju them po nuk kuptuan,

S’do më shohin më në port.

Cfarë do bësh moj bukuri,

Do të mbajë Nëna mëri?

Unë do pyes ,.. duan s duan,

Nuk do dëgjoj asnjë njeri,

Do “mar malet” bashkë me TY,

Se ne kemi dashuri.

Kur te marë malli Nënën,

Do më shtërgojë fort në gji,

Do më urojë me trashëgime ,

Të mbushet shtëpia me fëmij.

Atje poshtë në buzë të lumit,

Ja “dhashë” zemërën pullumbit.

About Post Author