
NË NJË PËRPLASJE TË AURORËS – NËNË TERESA E KALKUTËS.
Maria Teresa Liuzzo
Përkushtim veprës së artistit Gjergj Kola.
Nuk të zhyt rëra e ditëve:
koha jote nuk është klepsidra,
as shkretëtira
është në thellësitë e thella,
ku shpirti duket sikur fundoset por rishfaqet improvizon dhe fikson jetën
si një lule në kaktus.
Kam kuptimin
e hijes së mbushur me yje,
nëse mendoj qiellin e fshehur të syve të tu
në shtratin ekstrem.
Një fllad më përkëdhel mendimet
dhe është dora jote, mbi plagët e shpirtit,
kërcelli që ngre lisat
dhe nuk lë të lëkundet çmenduria e bamirësisë.
Kërkoj një kurorë me gjemba
në kokën tënde
burimin e dritës
që ushqen lakuriqësinë torturuese të të varfërve
gëzimin e të vdekurve
shpresën e të braktisurve.
Botën ke ndër duar
zemrën e hyjnorit në univers,
misterin që mban dhimbjen
dhe bën mendjen të lëkundet.
Dashuri, që anullon çdo mbeturinë.
Nënë e Vogël
në natën tënde,
trëndafil i përjetuar dhe i plagosur
të njëjtën Dashuri shpresa i ofron botës,
mjellmë në një përplasje të aurorës.
