Ana Bisholla

NË NJË TË PUTHUR.
Në një të puthur që të rrëmbeva,
Zjarrin e buzëve akoma shuaj,
Pushtet qe apo mëkat,
Para asaj puthje sot jam i huaj.
Ndoshta kam puthur sa nuk mbaj mënd,
Por di që buzët mu thanë për ty,
Kur jashtë për ty më zinte nata,
Dhe dritë më bënin ata sy.
E mbaj strehuar thellë në zemër,
Ajo puthje me gjakun qarkullon,
Natën lutet në flakën e shpirtit,
Ditën mbledh gurë dhe më rrethon.
@anabisholla. Copyright.
Korrik 2025.
