Në paëndërr kam jetuar-Leonard Pipa


Në paëndërr kam jetuar,

Braktisur nga Perëndia,

Mijëra vjet kanë kaluar,

Sikur s’ishin ditët e mia!

Polli toka burra, gra,

Hëngrën, pinë këtyre krojeve,

Lanë atdheun në një krah,

Veç i morën mjaltin hojeve!

Polli toka gra e burra,

Që u shkrinë që u tretën,

Në stuhira të mëdha,

Yje për atdheun mbetën!

Politika si kurseu,

I la rrugëve, i gënjeu,

Luftëtarët e lirisë,

Krenarinë e krenarisë!

Sharlatanët, hajdutët,

Tradhëtarët e pa besë,

U bënë bashkë të gjithë

makutët,

Atdheun lanë pa pjesë.

Po ku je o burrë i dheut,

O shqiptar i Kastriotit,

Ngrihu, zgjohu, bëhu burrë,

Dhe futu në udhë të zotit!

Në paëndërr kam jetuar,

I braktisur, i përhumbur,

Ngrihu e më jep në duar,

Krenarinë që ke humbur!