“Në pafundësinë e dëshirave”-Arsinoi Zengo Kallco


Gjithmonë veten kam ndaluar

Dhe heshtjen mike përqafuar

Dëshirat, ëndrrat i fsheha

Me veten pak u nxeha!

Buzëqeshjen rrënjosur mbi buzët

Shpirti përplasej si vala me shkumë

Lotët kurrë nuk i shihja

Disa rrëshqisnin ëmbël e disa rutinash!

Kaq bukur luaje me mua

Të thërrisja eja se të dua

Ti ndonjëherë s’doje të dëgjoje

Më rrëmbeje mëndjen dhe fluturoje!

Kur ëndrrat, dëshirat më nuk i fsheha

Krahë hapur vrapoja dhe kohën harroja

Ti kishe frikë se mos humbisja

Unë kthehesha e lumtur dhe të shihja!

” Sa bukur të donte fshehtësia “