NË PANTEONIN E PËRJETËSISË
( Monolog i luftëtarit-kushtuar dëshmorit Asllan Thaqi,në24-vjetorin e rënies).
Sa m’paska marr malli, lirinë me përqafue
nga legjendat vij,e po zbres në altar.
Më thanë..
zbrit muzat, po munde o trim
aromën e lirisë le ta shijojnë.
Kush tha..
se ëndërrat aq lehtë shuhen
pesha e robërisë, ashtin ua rëndon
menduan se liria qëndron e prangosur
nga barra e shekujve ajo rënkon.
Nën tyta pushkësh, plumbat fluturojnë…
Dikur…
rrugicat e errëta, djep lavdie i bëmë
kur jetën në teh shpate e kishim.
E tash…
unë do të kthehem, atje nga erdha
në panteonin që rri në përjetësi
se s’paska vdekje më të mirë
se sa.. të vdesësh për liri!
