Në parajsë gjen prehje-Halit Haliti


Sonte do të liroj ngërçet e shpirtit

Me ty do t’i vrojtojë yjet si milingona

Ëndërra përkundet në qerpikët e ngrirë

Si ikona e djegur në vaj jan lotët në syt e tu.

E kaluara do të sjell ty në të timin varg

Do mbetesh në degë kujtese e imja dashuri

E nesërnja do të sjell si erë nga larg

Ta heq ombrellën e mallit në një ditë me shi.

Ndjenjat bëhen copa akulli të derdhura në një gotë

Shpesherë dhe heshtja fliste në errësirë

Lotët si avuj m’i more nga larg

Shpirti im dhe hija jote të bashkohen, sapo dita të ketë gdhirë.

Me një tis malli mbuluar po shkruaj tani

Befas në shpirt ndjeva një dehje

Mëngjeset zbardhen pa të tënden prani

Malli ma ndal frymën n’grykë, shpirti yt në parajsë gjen prehje.