Elvira Zeneli
NË PLAZHIN E VJETËR…
I njëjti bregdet,
E njëjta rërë,
Edhe dallgët po ato…
Veç Ai jo!
Përse s’më flasin më valëzat,
Veç pëshpërijnë me gjuhën e mallit
Që rrëshqet mbi plazh
Si fustan nusërie?
S’kanë faj!
Ishin mësuar të ledhatonin
Dy këmbë të kryqëzuara dashurisht
Ku vajza e valēve buzëqeshte
E me detin fliste,
Në thellësitë e tij zhvishej çmendurisht!
Deti ishte dëshmitari i tyre,
Ishte pagëzuesi i fshehtë
Deri në perëndim
E u thoshte:
Ju pres sërish nesër!…
Po e nesërmja s’erdhi kurrë,
Mbeti përjetësisht dje
E vajza e valëve
Stërpiket me lotë kripe
Nga dallgët që përthyhen bregut!