Vaso Papaj
Ne poetët
Ne poetët, jemi fije shprese, të vërtetë, pa një mëdyshje
Nuk dhurojmë ca ëndrra boshe, tonat ngjajnë me dallëndyshe.
Jemi qiej të pafund ngjyrash, po dhe mjegulla, kuaj të zbuar
Nëpër duar net pranverash, por dhe egërsi dimrash të shuar.
Ne poetët, jemi mjeshtra, shpesh arrijmë në zgrip të fjalëve
Një humbellë me emocione, po mund të mbytemi mes valëve
Se nuk dimë të rrijmë mes tyre, n’ekuilibër, mbi teh thikash,
Po mjaftojnë veç dy tri gota t’na largojnë ëndrra prej frikërash.
Ndaj fluturojmë shpesh lartësive,
Ëndrrat tona janë krahëforta.
Ne nuk ngjajmë me gjethe vjeshte.
Vdekjes, vetë i shkojmë tek porta.
