Në Pogradec
Ne Pogradec zhvillohet takimi i talenteve te reja .Unë zgjodha tre këngëtarë dhe me dy vllaznit Darova ,Metin e Gimin dhe me nji shok tjetër ne bateri filluam provat.
Orkestër e vogël po te kishe Gimin dhe Metin ishte nji luks per Krujën.
Ne Pogradec na tha mirëserdhët nji shi i furishëm dhe nji ere e forte.
Fjetëm gjyse te lagun.
Mëngjesi zbardhi me diell dhe ne u paraqitem te shpija e kulturës. Pashe se diçka nuk shkonte ,hynte e dilte drejtori dhe bisedonte me shefin e muzikës erdhi edhe nji burrë tjetër ,drejtori dhe shefi I ndejten gatitu.
Shef muzike ashte shoku i jem i liceut Kristaq Koci ,nji kitarist I mrekullishëm, mu afru i vramë ne fytyre dhe m’pyeti
-Kush i drejton këngëtarët ne skene?
-Metka -ju përgjigja
-Duhet te dalësh te drejtosh ti ,ndrysh nuk ju lënë me dale ne skene.
Ja thashë vllazenve Darova ,e pashe se u preken sidomos Meti ,por ranë dakord ,dhe unë kërkova qe piano e shpise se kulturës te transportohet te kinemaja.
Ranë dakord. Shfaqja e jone ishte ne nesre. Tuj ndej me Kicin qe ishte ba nervoz se si u sollën me vllaznit Darova qe ai I respektonte shume ,hyni drejtori I shpise se kulturës dhe me la nji cope letër ne dore.Asht nji poezi.
-Po kjo?-pyeta
-E dum nji këngë prej teje për Roza Dhamon-foli drejtori qe asht autori I tekstit.
Bashke me Kicin na mori gazi dhe unë e hodha tekstin mbi tavoline
-Beja-me tha Kici ,kshtu e thirrshim Kristaqin
-Beja, ashte njeri i mire sa I thashë për pianon gjeti edhe punëtorët për transport. Dalja e vllazneve Darova u prit me duartrokitje prej publikut, edhe këngëtarët tone u priten mire. Kici doli e na përcolli unë i dorëzova fletën e muzikës me notat e këngës.