Në prag të 7 marsit-Ferit Toma


Erdhi 7 Marsi o shokët e mij

Festa e mësuesit o sa bukuri,

Me shfaqe dijesh ta gëzojmë

Me 10- tat tona ta lumturojmë.

Është prind i dytë e adhurojmë

Në jetë më shumë e respektoj,

Mamin e babin shumë i dua

Mësuesi im më jep dije mua.

Kur nuk ndjehem mirë ai më afron

Kujdeset dhe flokët më ledhaton,

Mësimin vazhdon, me sy vështron

Me dashuri mërzinë ma largon.

Sot kemi festë jemi të gëzuar

Në klasë festimet kanë filluar,

Të gjithë bashkë me këngë e valle

Urojmë mësuesin në ditën e madhe.

Si zogj me cilësim fëmijët bashkuar

Një tufë buzëqeshjes për të dhuruar,

Me këngë e recitime me të gëzojmë

Festën ta fillojmë, zemrat lumturojnë

Një lule nga kopshti me dashuri

Ia dhuroj mësuesit e ndjej krenari,

Ai lodhet shumë mua më edukon

Shtruar qilim e dijes ai më afron.

Fjalët për mësuesin nuk shteren

Janë si ujëvarë në ditë pranvere,

Vadit mendjen tonë me përkushtim

Mirënjohje të madhe mësuesit tim.

Mësues i dashur të falënderojmë

Me edukimin tuaj do të udhëtojmë

Si zogj në fluturim do të fluturojmë,

ABC- në na mësove kurrë se harrojmë.

Festën e mësuesit e festojmë ne sot

Zëri më i ëmbël, zemra mbushur plot,

I rreptë në mësim, i ëmbël plot jetë

Më bën të fluturoj, shqiponjë me fletë.

Me aromën e luleve ne sot po ngjasojnë

Veshur si në festë klasën e gjallërojmë,

Veshur bukur sot, i morëm lules bukurinë

Mësuesit të dashur në të vetmin burim.