NË PRITJE…
Asaj rruge t’vjetër rrethuar me lule
të pata parë herën e parë që shëtisje
në kokë mbaje Ti,një kësulë të kuqe
që të gjithë të vështronin prej lakmie.
Ishte verë e nxehtë,dielli përcëllonte
unë qëndroja ulur duke pi një kafe…
por ai shikimi yt zemrën më trazonte
eh,deshta atë ditë të bëjmë ca llafe…
S’të fola asgjë,e as s’të përshëndeta
qëndroja ashtu,me shikim drithëruar
para teje më dukej se s’jam as vetja
sepse,për ato çaste isha i stresuar …
Por,ai shikim i yti kurrr ma s’ndodhi
as që e di në cilën rrugë tash shëtit
por një gjë e ndiej thell te krahrori…
se ende po pres të kthehet ajo ditë.
