Në promovimin e librave të Enver Sahitit


Sot më 20.05.2022 në promovimin e librave të mia dhe fjala ime përshëndetëse për të pranishmit..

Të nderuar pjsëmarrës

Të nderuar pëfaqësues të institucioeve të Komunës së Vitisë

Ø I nderuari nënkryetar i komunës z.Hasan Alia

Ø I nderuari kryesues i Kuvendit Komunal z. Bekim Azizi

Ø I nderuari drejtor i DKRS z, Valmir Sahiti

Dhe SHSHV” RM”

dhe të gjthë Juve të pranishëm si ;

Botues, Redaktor, Lektor, Recenzent e bashkepunëtor, poet, miq, dhe familjarë, dhe ju media të respektuara ,

Mirë se keni ardhë në promovimin e katër librave të mi.

Me këtë rast jamë shumë i lumtur, që pas shume vitesh përmbusha detyrimin tim qe ia pata obligua vetes sime për të sjellë në dritë poezitë e mia dhe ate në 3 përmbledhje, të cilat ishin të shkruara ndër vite dhe në periudha te ndryshme kohore, e ku të cilat sot janë të përfshira në këto përmbledhje ku tani gjinden para jush.

Ø Jeta si valë deti

Ø Gurët e vendlindjes

Ø Plagë e portës së lashtë , dhe

Ø Monografi “ Dy dekada këngë”

Këtë krijimtari që sot po e promovojmë ,tri permbledhjet ia dedikoj familjes sime me konkretisht bashkeshortes sime Remzijes, sepse dita e sotme koincidon me ate se sot e 35 vite më pare bëmë kurorezimin tonë dhe u betuam që të rrugëtojmë së bashku nëpër valet e jetës për të ndërtuar çerdhe tone për një familje të shëndoshë dhe të mrekullueshme , ku perendia na bekoi me një vajzë dy djem dhe 3 nipër,

Ndersa dua ta veçoj monografinë sepse atë ia dedikoj dhe ja kam kushtuar vajzës sime Merita Sahiti,

Shpresoj që këto vepra të mia t’i japin një kolorit opusit të madh të krijimtarisë letrare ku sa do pak për ta pasuruar të shkruarit e gjuhës së ëmbël shqipe, ku lexuesit të kenë mundesi të përzgjedhin edhe me shumë libra dhe adhuruesit librit si të komunës së Vitisë edhe më gjërë, pse jo edhe nga mbare trojet shqiptare .

Për fund vlen për të theksuar se pa ndihmën e institucioneve dhe miqeve te mi , nuk kishte qen e mundur te realizohet ky projekt i imi andaj:

Falemderoj

Ø Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikes së Kosovës, për financimin e tri permbledhjeve.

Ø Komunen e Vitisë respektivisht DKRS me drejtorin Valmir Sahitin për organizimin e ketijë eventi të promovimit, dhe

Ø dy miqve të mi shumë të respektuar z.Arben Ismajlin dhe Alban Fejzullahut , të cilët në bashkepunim me Shtepinë botuese Lena Grafik, me udheheqësin bacen Hajdar Fejzullahu financuan botimin e Monografisë “Dy dekada këngë ”.

Ju falemnderoj shumë nga zemra per pjesemarrjen tuaj,

duke uruar qe sa me shume te kemi evenimente te tilla ku do promovohen vlera edhe të krijuesve të tjerë.

20.Maj 2022

me respekt Enver Sahiti.

About Post Author