G.Llojdia
Në pyje të Kunjovës muzgu po ikën.
Po zbardhë agu,
po vijnë shtegtarët e parë.
Pika e loti mbi varrin e askujt.
Trumba-trumba marshimi i tyre.
Kërkojnë një vatër,
bari është tharë.
Si i derdhin lotët?