Në  “qelizën” e një bote kujtimesh !…Nga   Spasse    Thanasi

  • Mbresa dhe Kujtime studentore” (2023), botuar nga

  Prof. Zef  Gjeta

Nga rrëfenjat e tërë historisë së “Qytezës së Blertë”, ZEF  GJETA në një këndvështrim shkodran kufizohet në një grup studentësh të brezit të agronomëve 1985 – 1990 të Fakultetit të Agronomisë. Një libër i kushtuar vetëm studentëve bashkëkohës, duke kujtuar episode nga më të bukurat e paksa të çuditshme .

Duke u nisur nga ngjarjet e ndodhura në ILB  ai kujton pyetjen e Prof. Vehip  Bleta:“A e dini ju të dashur student se kur janë shpikur Spitalet ?”; veçon studentin “peshkop” në provimin e biokimisë me Docent Aleko Xoxa; nënvizon si moment relaxi “Kënga majë krahu”Anton Grishaj në sallën e madhe të Ekonomikut gjatë sezonit të provimeve; flet për Stacionin Metrologjik të Temo Mandilit që parashikonte kohën; për mustaqet e verdha të profesorit  të ashpër; për agronomëet që i thërrisnin “kubikë” dhe kuadro me “13 fushata”; për pedagogun e vjetër me koncept të ri Nesti Cekani; për doktor Arif  Bajrami në Qendrën Shëndetësore të ILB-së që kishte “muhabet të ëmbël”; për inventarizimin e Vreshtave e Ullinjve në Shtator 1987, si aksion kombëtar i vendit; për specialistin agronom Prof.Spiro  Grazhdani me shprehjen madhështore :-“ Në se një specialist agronom, së paku një herë në vit nuk e “nxjerr” veten sa për 1000 punëtorë, ai është kot !”; për vargëzimin e perimeve për studentët e ekonomikut nga profesor Llazar  Haxhinasto i cili thoshte :-“ Puna e vargëzimit të perimeve është si puna e fishekëve në gjerdan, ashtu njeri pas tjetrit”, etj,etj.

Gjate viteve në Universitet kanë ndodhur disa ngjarje që kanë lënë gjurmë në kujtesë. Ngjarja në Dajt  gjatë kohës së praktikës prodhuese në lëndën e pedologjisë të studentëve të vitit të dytë të agronomisë ku disa pedagogë e student ishin “rrebeluar” në Dajt me vallzime e muzikë “dekadente”. Djegja e Kabinës Elektrike në godinën Nr. 4 të Ekonomikut në katin e parë, që ndodhi për shkak të amortizimit e të ngarkesës së transformatorit. Kabina Elektrike morri flakë e shpërtheu fortë….Ngjarja e dhimbshme në Llogara, si një moment i trishtuar që u përjetua gjatë kohës studentore. Ajo mori jetën e disa studentëve e pedagogëve të degës Perime me autobuzin që drejtohej nga Ali Omuri i cili u rrëzua në greminë. Nga moti i keq me erë të fortë e reshje në Llogara Helikopterët që u erdhën në ndihmë studentëve e pedagogëve të plagosur rëndë, u përplasën me shkëmbinjtë e perforcuesin në majë të Malit  dhe u shkatërruan duke shkaktuar vdekjen tragjike të gjithë personave në bord :

Pedagogët

1.Misto  Sh

2.Thoma  Plasa

Studentët

1.Elida  Hyseni

2. Donika  Ferra

3. Zef      Suli

4. Ilirjana  Brahimi

5.Taip   Voci

6.Albert  Smohaj

7. Xhelal  Ndreu

Festave 10 studentëve më të mirë të INSTITUTIT,që organizohej cdo vit në bazë Fakultetit dhe Instituti dhe drejtohej nga Komiteti i Rinisë së Institutit me organizator Ernest  Gocaj. Në një nga organizimet e tilla të larmishme Edmond  Kaçeli formatoi skenarin me personazhin “ Doktor Qukapiku”, duke e gërshetuar me humor e të qeshura.

Aksionet  në ndihmë të bujqësisë, ishin të shumta e të zakonshme gjatë viteve të Universitetit. Vilej misër, hapeshin trase për bujqësinë, grumbullohej pambuk, prashitej misër, inventarizoheshin Ullishtet dhe Pemëtoret e vendit etj.Rinia studentore shquhej atëhere për “shpirtin e aksionit” dhe nëpërmjet dijes bëheshe më vepruese në zhvillimin e vendit.

Aktivitetet kulturore e argëtuese, organizoheshin në Pallatin e Kulturës së ILB-së, një godinë plot dashuri ku “vlonin” mbrëmjet e vallëzimit, jepeshin shfaqe teatrale, bëheshin biseda letrare me shkrimtarë e poetë, organizoheshin koncerte variete etj. Dallonte Arqile  Pilkati, muzikant i talentuar, “shpirtë  njeriu” me studentët. Mori nam grupi polifonik i ILB-se me Rrapi  Zguri, Kastriot  Mali, Myzafer  Xhaka etj

Botimi i vecantë i Prof. Zef  Gjeta ka marrë “jetë” nga kujtimet e vecanta të studentëve të brezit të agonomëve 1985 – 1990 :

ALI  DELIU me emocionet e ngulitura thellë në memorie kujton leksionet e profesorit Luan  Zyka me njohuri të thella shkencore.Ai nuk harron praktikën e mbrojtjes së bimëve me Prof. Rexhep Uka,që batutat i kishte të lidhura me insektet…(Aktualisht punon si teknolog në Institutin e përpunimit të perimeve në Verona të Italisë).

ALMA  GULI ( Dodmasej ), që vinte nga Shkodra dhe krijoi miqësi me Albert  Smohaj  dhe të fejuarën e tij Liza, me Zef Gjetën për shkak të inteligjencëse humorit, me Romeo Matën e Ardian  Ago që i “hahej muhabeti” si student që vinin nga qyteti. Nga blloku personal i kujtimeve ajo tregon detaje të shumta studentore sic janë kujtimet e Dianës, kujtimet e Meritës, kujtimet e Mirelës e sa e sa vajzave agronome me “stil  e  nur të  veçantë”…( Nga viti 2015 vazhdon punë si mësuese e Biokimisë në Shkodër dhe është martuar me Lekë  Dodmasaj ).

DIANA  MLLOJA  KASTRATI, në grupin e Pemtarisë mes atij grumbulli studentësh para konvikteve kujton Ardian  Ago e Romeo  Mato që thoshin me zë të lartë : “ gëzon  fshati socialist”,pasi shumica e konviktorëve ktheheshin nga shtëpia të ngarkuar me ushqime që i gatuanin nëpër dhoma,sidomos vajzat. E vecantë ka mbetur batuta e Romeo Mato me Xhuljeta Bakli që i thoshte: “ Pse qëllove e fejuar,se do të bënim edhe njëherë një Romeo & Xhuljeta !”.(Aktualisht punon si përgjegjës Sektori i karrikulave pranë Universitetit “Luigj  Gurakuqi”në Shkodër ).

EDMOND  KACELI , që kishte pasion poezinë e bënte humor të hollë. Ai bashkëpunoi me gazetën “Studenti i Bujqësisë” me kryeredaktor Shefqet Meko nga Pogradeci dhe u miqësua me Marash Mirashi, Jakup Gjoca, Tonin Kacaj, Jak  Përpali,Riza  Doda,Gjergji Zefi,Zef  Gjeta,Agim Deva e Vojsava Zegali. I përlqente shumë humori dhe shpesh publikonte shkrime në revistën “Hosteni”. Njëherë në entuziazmin e moshës dhe aksioneve që organizonte Partia shkroi : “ Ulliri sa një top futbolli  !”, për stërvitjen ushtarake irronizoi temën “Lëvizja e Desantit Ajror në rajonin e pyllëzuar” me fjalën pyll të thënë në gjirokastrice dhe Radion e Qendrës së Zërit të Institutit e quante “këngë me tra-la-la!”.

HAFUZ   DOMI, nga Radohima e Dibrës si student i vitit të parë u ballafaqua me provimin e parë më 26 Dhjetor 1985 në Kimi Organike me pedagogen Sofika Vesho ku mori notën 10-të. Kjo i dha start rezultateve të tij të larta në Institut, ashtu siç kishte mbaruar të mesmen me “medalje të artë”. Ruan kujtimet më të mira për pedagogun kujdestar Prof. Sulejman Sulce; Valentina Arapi Qevqep Kambo (Kimi Organike);Mirushe  Haxhiu e Arjana Hoda(Biologji); Hidajet Rakli e Rexhep Cuko (Matematikë); Hajredin  Rudi e Spiro Grazhdani (Fizikë); Drita Hoxha e Vjollca Ibro (Fiziologji); Liri  Aliaj (Përmirësim Ujor); Shyqyri Spaho e Sulejman Sulçe (Pedologji);Myzafer Kapedani e Thoma  Vesho (Mikrobiologji); Ilir  Kristo ( Bujqësi e përgjithshme); Niko Qafoku (agrokimi); Julanda  Selimi ( Pemtari); Dionis  Cakalli (Subtropikale); Lufter  Xhuveli (Përmirësim Gjenetik); Dionis  Nesturi e Nikollaq  Bardhi (Fitotekni); Luan Ibrahimllari (fitopatologji);Misto Shumeli (Perime) etj.

MARASH  MIRASHI nga Lezha, student me “sharmë modern” u bë zëri poetik i gazetës “Studenti i Bujqësisë”. Ai kujton një qytezë studentore me pedagogë shumë të përgatitur e vizionarë.Në mungesë të lirisë ai kishte kodin shifror të vetin dhe u ballafaqua me një gazetë që kalonte “sinoret” e qytetezës. Aty ai botonte poezi që tingëllonin jo të përshtatshme për “realitetin e bukur” shqiptar dhe mundi të shpërthej vetëm në vitin 1991 kur u bë një ndër themeluesit e gazetës “Koha Jonë”, e para gazetë pluraliste në Shqipëri me “frymën e lirë”.

Prej 30 vjetësh ai deputon në gjigandin mediatik Radiotelevizionin Shqiptar dhe është krenari intelektuale e vendit.

XHEVAHIRE  DULJA, një student konviktore që banonte në Godinën Nr.8 të Vajzave të Agronomisë me shoqet e saj Flora Bardhi, Lulëzime Hasa, Mirela  Kokthi. Bënte pjesë në një kurs agronomësh prej 200 veta të ndarë në dy paralele dhe ishte një brez që kishte kulturë të përgjithshme,brez që lexonte e shkruante poezi. Në kujtimet e saj nuk harron shprehjen e professorit të Mekanizmit Bujqësor Gjergji Borova që i tha në auditor : -“ Kursi juaj më ka habitur!. Mbi 50% e projekteve tuaja mund të zbatohen pa frikë se janë projekte të mirëfillta inxhinjerike”, po kështu kujton  detyrat e kursit në Përmirësimin Ujor ku projektet përfshinin “ngritjen e Rezervuarit dhe systemin e kanaleve ujitëse e kulluese të rendit të parë,të dytë e të tretë”.Në projektin e Gjeodezisë shtrohej ideja “për ndërtimin e rrugës në Zonat malore”…

Që nga Qershori 1999 ajo është pedagoge në UBT dhe njihet si një ndër ekspertet më të mira në Shqipëri për Bujqësinë Organike.  Prof.As.Dr. Xhevahire Dulja drejton Departamentin e Menaxhimit të Turizmit Rural dhe është modeli i njeriut intelektual të kohës.

ISAK  TEMA  nuk harron dhomën Nr.61 në Godinën Nr.2 ku rrinte me kuksianët  Dritan  Visha, Harun  Puci,Sefedin  Gërmizi,Rushit  Myftari; me Zef  Gjeta  nga Shkodra, me Musa Shurolli nga Skrapari e Përparim  Mata nga Burreli.

Shkruan kujtime për librin edhe Dila  Marku nga Tirana; Xhavit  Pëllumbi nga Trushi i Shkodrës; Vjollca  Kape  Gjuringa Rrësheni; Sherife  Pozana  Selita nga Ndroqi i Tiranës; Rifat  Mulaj nga Hasi I Kukësit ; Pranvera  Laze  Haxhiaj  nga Vlora; Myzejene  Fadil  Subashi nga Durrësi; Marte  Toplana nga Fushë Arrëzi; Lindita  Shmili nga Berati; Kozeta  Rrapi nga Novosela e Vlorës; Dhimitër  Thoma  nga  Lushnja; Luiza  Sallaku  nga Tirana; Hasan  Met  Pasha  nga  Mati, që mburej me fjalët : “ Jam nga Zona e Mbetit Zog”,  etj.

Libri “ Mbresa e Kujtime studentore” në  tëresinë e vetë shoqerohet me 231 fotografi të kursit të agronomëve në vite dhe përmban të ilustruar listën e studentëve të vdekur pas mbarimit të Fakultetit, listën e studentëve të Fakultetit të Agronomisë që filluan studimet e larta më 1 Shtator 1985 ku numuri i tyre shkon në 188 veta; listën e pedagogëve që kanë dhënë mësim  sipas lëndëve e Katedrave; listën e studentëve të diplomuar në vitin 1990 në specialitetin agronomi ne pergjithshme, Mbrojtje Bimësh, Pemëtari e Perime ku arriti në 200 veta.

KUJTESA  E  NJË KOHE….

  • Përmes  një botimi të veçantë të grupautorëve  Gjon Fierza, Pjetër  Dema dhe Preng  Prenga në librin “PYJET DHE SHARRAT E PUKËS NË VITE(2024).

Është kujtesa e një kohe të gjatë me motive frymëzuese për të vlerësuar kontributin e specialistëve dhe drejtuesve dinjitoz në përkushtimin për Pyjet,që janë burimi i jetës së Planetit dhe i Njerëzve që jetojnë në të. Vetëm në Shqipëri Pyjet dhe Kullotat zenë 50% të sipërfaqes totale të vendit. Pyjet e Pukës kanë pasur ndikimin më të madh për gati 50 vjet në jetën social-ekonomike të banorëve të atij rrethi, duke e bërë të njohur dhe të rëndësishëm për gjithë Shqipërinë. Një brez i tërë specialistësh të diplomuar në Fakultetin e Shkencave Pyjore të Universitetit Bujqësor i është drejtuar malësisë së Pukës dhe ka dhënë kontributin maksimal në shërbim të Pyjeve dhe me krenari autorët përshkruajnë jetën dhe aktivitetin e secilit.

Irfan  Meko ( 1940 – 2024) u diplomua inxhinier pyjesh më 16 Shkurt 1964 në Fakultetin e Pyjeve të ILB-së. Një jetë të tërë i kushtoi ekonomisë pyjore të vendit. Ka ndërrruar jetë në Janar 2024 në moshën 84 vjecare.

Preng  Vorfaj, ka qënë sudent i Fakultetit të Pyjeve në maturën 1970 – 1975 dhe u diplomua për Inxhinier pyjesh-Dega Shfyrtëzim”.

Bajram  XHEKO, si Teknik i mesëm pyjesh e punonjës i NISH Sharrë dhe banor i Fushë Arrëzit deri në vitin 1956, tregon se NISH Sharra  Fushë Arrëz(Pukë) u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë me prodhimet e saj të rëndësishme ( lëndë e rrumbullakët dhe e sharruar) që furnizonte gjithë vendin. Profesori që u bë pedagog e më vonë Dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjore në UBT, në vitin 1955 punonte në NISH Sharra Fushë Arrëz dhe përcjell shumë kujtime profesionale.

1.Disa sektorë të shfyrtëzimit për transportin e trupave nga parcelat tek skela e ngarkimit të kamionëve, ishin në Kryezi ku përdorej gjerësisht “lugu” i ndërtuar me lëndë druri në të cilin rrëshqisnin trupat…

2.Në parcelat pyjore të Kryeziut kishte një trase rruge të shkurtër “Dekovili” me disa shina relike që ishin mbërthyer në tokë.

3.Stabilimenti i Sharrave në qafë Mali,dikur i mbuluar me pyje të bukura pishe, ishte shumë madhështor dhe rentabël për ekonominë.

4.Në Livadh, Kabash,Lumbardhë e Tuc vazhdonte pandërprerje “plagosja” e drurëve të pishës që përdoreshin për prodhimin e rrëshirës.

Ing. Vito  Koçi( 1932 – 2000  ), një  personalitet i shquar i Pylltarisë dhe letrave shqipe, i diplomuar me “medalje  të artë” në Fakultetin e Pyjeve në  Brashovë të  Rumanisë  në  vitin 1955. Si  inxhinier teknolog në  Shqipëri  është  një nga projektuesit e qytetit të Fushë – Arrëzit në Pukë.

Pas studimeve filloi punë në qarkun e Beratit e të Shkodrës dhe më vonë në Drejtorinë e Pyjeve të Ministrisë së Bujqësisë. Në vitin 1964 ai udhëheq direkt në terren grupin e punës për hartimin e projekteve të ekonomive pyjore në Shqipëri mbi bazën e udhëzimeve e metodikave përkatëse. Në Mars 1965 transferohet nga Tirana dhe emërohet i diktuar në qytezën e Fushë Arëzit ( Pukë) si K/Inxhinier i Ndërmarrjes së Shfyrtëzim – Përpunimit të Drurit.Ai punoi e jetoi në mes të sharrëxhinjve dhe minatorëve për rreth 15 vjet deri në vitin 1982 kur u largua si redaktor letrar në gazetën “Drita”, organ i LSHASH.

Gjatë viteve që punoi si K/Inxhinier e inxhinier teknolog i Ndërmarrjes së Shfyrtëzim – Përpunimit  të Drurit (1968 –1982 ) ai arriti të ndryshoj dhe përmirësoj tërë strukturën e prodhimit të ndërmarrjes dhe të ndryshoj pamjen e qytetit të Fushë Arëzit. Vito  Koci kishte planifikuar deri në detajet më të vogla që asgjë nga lënda drusore të mos shpërdorohej e të ngelte vetëm tallashi. Për të shfyrtëzuar të gjitha mbetjet e lëndës së drurit në procesin e sharrimit  u ndërtua Fabrika e Fibrës, e vendosur pranë Zdruktarisë. Të gjitha objektet që projektoi e ndërtoi janë :

1.Fabrika e Kollafanit (shkrirja e përpunimi i rrëshirës së pishës)

2.Fusha e Stivimit të Lëndës së Sharruar( Kapanon i lëndës së stazhionuar me binarë e mbulesa prej dërrase)

3.Fusha e stivimit e seleksionimit të Dërrasave (mes stazhionimit e stabilimentit ).

4. Stabilimenti kompleks ( Repartet e lëndës së sharruar )

5.Zdruktaria (ku punonin 110 – 120 punëtorë si marangozë e specialist të punëve drusore).

6.Fabrika e Fibrës, që u ngrit rreth viteve 1984 – 1985 në vendin ku ndodheshin vetëm 20 barraka me familjarë.

7. Hoteli i Punëtorëve, si një Pallat 3-katësh me 33 dhoma ku akomodoheshin 198 veta kuadro e punëtorë nga rrethet e tjera.

8.Unaza e Qytetit, që fillonte pas hotelit të punëtorëve e vazhdonte poshtë pallateve e dilte në krye të Urës së Lumit “Micaj”. Kjo shmangje e makinave “Skoda me rimorkio” me ngarkesë trupa e lëndë drusore të rretheve Kukës e Bajram Curri, krijo një mjedis të përshtatshëm jetese për banorët e qytetit.

9.Pallati i Kulturës, që zëvendësoi barrakën e drurit dhe u krijua ambjenti I përshtatshëm e komod për sallë kinemaje me 500 – 700 veta, vend biblioteke, salla leximi, barë – kafe, zyra administrative etj. Ndërtimi i Pallatit të Kulturës solli zgjerimin e sheshit të qytezës dhe ndërtimin e një lulishte të rregulltë gjelbërimi nga pallati i parë në hyrje deri në Ndërmarrjen e Sharrave.

10.Post  Telegrafi i Qytezës, një ndërtesë 3-katëshe përball shkollës së mesme në qendër të qytetit. Ishin të rëndësishme atëhere komunikimi me letra, telefonia dhe përshëndetja nga larg.

11.Ekspozita e Ndërmarrjes së Sharrës, ku gjen historikun e shkruar nga fillimi deri në mbylljen e saj. Shumë student të diplomuar në Fakultetin e Shkencave Pyjore të Universitetit Bujqësor e më vonë kuadro në shërbim të ekonomisë pyjore të vendit, e kanë Fushë Arrëzin si një “stacion” të rëndësishëm të nisjes së jetës së punës dhe profesionit.

Prof. Dr. VATH  TABAKU, i diplomuar në Fakultetin e Pyjeve në UBT në periudhën 1982 – 1987, fillimisht punoi si inxhinier teknolog ne NPD  Fushë – Arrëz në periudhën 1987 – 1991. Në vitin 1993 u rikthye në UBT si pedagog i Silvikulturës në Fakultetin e Shkencave Pyjore dhe në vitet 2008 – 2016 kaqë në Dekan i Fakultetit.

Ka mbetur e paharruar një foto e Vath Tabaku me Gjon Fierza më 17 Korrik 1987 në Fushë Arrëz. Atëhere Vathi punonte në Stabilimentin e Tucit, ku ishte drejtor  Gjergji  Zefi nga Lumbardhi.

Puna në Pyjet e Pukës ishte për të “universitet i dytë” dhe një “medalje e artë” në biografinë profesionale. Nga këtu nisi jeta e tij si specialist pyjesh i Shqipërisë. Në kujtesën e tij rri gjithmonë pylli i Drushtës në brezin që ‘mbërthente si gjerdan i gjelbër” gjithë malin e Munellës nga Puka në Mirditë. Ishte një pyll madhështor ahu, me një përzierje të vogël bredhi të bardhë ku nuk mungonte edhe panja madhështore.Vathi kujton përherë në këtë periudhë pune përkrahjen nga inxhinierët e NPD-së Fushë Arrëz si Abdulla Hasani, Lukë  Gjini, Fran  Gjoci, por edhe të disa inxhinierëve të mirë nga Shkodra si Gjergji  Preka, Gjon Fierza e Tonin  Ndreko.

Edhe  kur e shkruanim këtë libër memorial kujtimesh studentore të Universitetit Bujqësor, Gjon Fierza si një “kronikan” historik i Fakultetit të Pyjeve na shpalosi mjaftë materiale e fotografi të asaj kohe me një kujtesë të gjatë brezash.