Në qerpikun e ditëlindjes-Halit Haliti


NË QERPIKUN E DITËLINDJES

Qetësin e valë të mallit

Futur në muret e zemrës

E gjeti më ndryshe ky mëngjes.

Nga gjumi më zgjoi

Timbri i zërit, buzëqeshja jote

Ashtu siç bien yjet nga qielli

Në udhën e gjatë me gropa

Përgjumur të pashë

Shpirt e zemër

U bënë thërrime

Të gjitha i përballova

Edhe plagën e zemrës.

Dhimbja është bërë pasqyrë

Në gropën e shpirtit

Ndaj nuk dua të humbas

Asnjë moment.

Hodha syt nëpër oborr

Për të vrojtuar ecjen tënde

I njëjti je edhe sot

Është ditëlindja jote.

Me vete more gjysmën e 91-shit

Për ta ndarë e festuar me Nanën

Nën ombrellë e anosur me lotë.

Ehh…Se si është gatuar kjo botë

Lodhem e arratisem

Në qetësinë e errësirës

Me mallin ngarkuar në shpinë

E kujtimet bien përtokë

Si ushtarët në luftë.

Halit Haliti

Stuttgart