Në qiell të kaltër a blu-Brixhilda Dede


NË QIELL TË KALTËR A BLU

Ndihesha mjelmë në liqenin e thellë të syve të tu.

Ishe lumturi, shkëlqim diamanti i ditëve me shi,

Eja vrapo, zemra përsëri të thërret, mos hezito.

Kthehu, qoftë si një kujtim,

gjurmët mos lër të ti fshijnë valë.

Zjari i ndezur mbahet gjallë,

Ditësh boshe, kur ti je larg.

Bëhu yll, ndiço netët pa yje.

Bëhu melodi, ritëm shpirti.

Pushtomë si ndjenjë, udhëtomë në kohë.

Në qiell të kaltër a blu,

Ne pafundësi, në përjetësi.