Ne…Rajmonda Qose Shkopi


Rajmonda Qose Shkopi

Ne të papeshë,

pa gravitet

Pluskojmë midis qiellit e tokës

Midis së vërtetës e gënjeshtrës

Fytyrës e maskës

Fasadës e plasaritjes,

Ne ,që këmbët i urdhëruam

të na çonin drejt ikjes.

Me trup e pa shpirt

Me ëndrra pa gjumë

Me fjalë

që i kafshon heshtja

Me atdhe në zemër

që s’e gjetëm askund.

Ne që urryem

më shumë se dashuruam

Që u ngritëm ,

pasi u rrëzuam

Që u puthëm,

pasi u përbaltëm

U lagëm me shiun

U nximë me natën.

Që u puthëm,

pasi u përbaltëm

U lagëm me shiun

U nximë me natën.