Në rërën e lagur-Vilson Mersinllari


Në rërën e lagur,këtu në buzë tek Deti

shkrova me dorë në rërë,fjalën -Poezi-

këtë fjalë që e do,aq shumë dhe Poeti

e shkrova pak si bukur,pak me terezi.

Dallga e lehtë e Detit,mbi fjalën kalonte

ikte ajo lehtë,lehtë,ngadalë me qetësi

dallga tregohej e butë,sikur e ledhatonte

aspak nuk ma prishte,fjalën e bukur poezi.

Shumë njerëz kalonin,bregut një nga një

dhe çifte të shumtë,të kapur dorë për dore

kur unë rregulloja,ndonjë shkronjë nëpër të

kush e di si thoshin,qënka me të meta mendore.

Dallgët u rralluan,u qetësua Deti i tërë

dukej teje dhe mbanë,i qetë i gjithë Deti

fjalën e bukur -poezi,-që shkrova në rërë

dhe kur ika në shtëpi,ajo e gjallë,atje mbeti.