Në respekt të vetvehtes…Suzana Rama 


Janë ato ditët kur nga dy, u bëmë një,
entusiazmi i atyre ditëve më dhëmb,
por nuk kam harruar asnjëherë asgjë,
prej atij entusiazmi jam ende në këmbë.

Nuk e di nëse ti i kujton, i mban mënd,
ato ditë kur mbas fjalës lidhëm besën,
kur mes emocionit shkëmbyem puthjet,
në eufori filluam të bëjmë plan për jetën.

Ishim të gëzuar, të lumtur me lidhjen,
në gjithë qënien na këndonte lumturia,
dhe papritur më zëvëndsove me Besën,
kishte hyrë në mes nesh pra tradhëtia.

Janë ato ditët kur ti më shpërbleve keq,
kur pagjumësia dhe lotët mu bënë pjesë,
nuk mbajta as mbrujta dot inat për dreq,
shpresova do kthehesh, do kërkosh ndjesë.

U vonove dhe vendosa që ty të të harroj,
por nuk hoqa dorë nga ndjenjat e mija,
dhe ëndrat që thur çdokush që dashuron,
i bëra muzë frymëzimi për tek poezia.

Ti nuk meriton, po ta them pa doreza,
por ndryshojmë e unë e vlersoj vehten,
kujtimet me ty brënda meje i fsheha,
ishin të mijat, në respekt të vetvehtes.