Në rrënjë të yjeve !Sanie Tushi Rrokaj 


Në rrënjë të yjeve !

🇦🇱

O moj Vlorë e bukur ç’nurë më ke marë
Kur të shoh si nuse me flamur mbi ballë
Dielli i mëngjezit të shton bukurinë
dhe deti i pastër të shton krenarinë.

🇦🇱

Gus Babaja lartë si kurorë e kuqe
Të jep uratën veshur si një nuse
Festojnë fushat festojnë dhe malet
O moj Vlora ime Vlora legjendare.

🇦🇱

Vlora historike kushërira e diellit
E Shqipëria e bukur një qiell i qartë
Flamuri i larë me gjakun e trimave
Shqiponja fluturon në malet e lartë.

🇦🇱

Si lulëkuqe e bukur me gjak e vaditur
Ismail Qemali e la amanet
Të mos thahet kurrë kjo lule e bukur
Më ngjyra të kuqe
Të gjakut të vetë.

🇦🇱

Më ngjyrat e gjakut qëndisur flamuri
Marigoja një vajzë pa mbushur njëzet
Plakut të mënçur ja dhuroi flamurin
Shqiponja të fluturonte mbi male mbi retë!

🇦🇱

Vlora e bukur me zogjë e me lule
Reflekset e ngjyrave të kuqe i mbledh
Në sheshin e bukur ku u ngrit Flamuri
Si sylynja mjalti me hoje i derdh

🇦🇱

Brezat që pas teje vijnë
Kanë shumë për të mësuar
Flamuri u la me gjak
E shtrëngoni fort në duar .

🇦🇱

Nëna jonë Shqipëri
Burim frymëzimi je
Për brezat që radhë vijnë.
Nderim për të gjithë je.

🇦🇱

Të pavdekshëm qofshin trimat
Vashëzat , djemtë që ranë dëshmorë
Në rrënjë të yjeve rrojnë
Gëzuar Shqipëri
Të kuqin Nëntor.

🇦🇱

Autore
Sanie Tushi Rrokaj