Në rrugën e jetës-Fali Ndreka


Fali Ndreka

Në rrugën e jetës

Itali

rrugën e jetës

gjendemi të gjithë,

Por disa mbledhin rrugës

kotësinë e thëngjijtë,

E disa i mbysin kujtimet

si asnjëherë.

Dhe ecin gjatë rrugës

të drobitur e të mjerë.

Të tjerë mbushin valixhet

dhe shpinën plot ngarkuar,

Më peshën më të rëndë

të kohës së kaluar.

E kështu ata mbartin

me vete shumë pesha

të rënda,

Nga ta u ligështohet shpirti

e u mpaket zemra.

Sepse në valixhen e së ardhmes

asgjë nuk kanë vënë.

Merren vec me të shkurën,

Të tjerët akuzojnë e shajnë.

Por vjen një kohën në jetë

Që përdor drejtë peshoren.

Kështu e shkuara u pengon këmbën,

Dhe ata e humbin fitoren.

Mund të jetë një imazh i 1 person