NË SE NA PYESIN QIEJT


Zemrën tënde lidh pas zemrës time

Terret të përmbyten plot me dritë

Shtrihu shpirti im, e shtrenjta ime

Shtrova për çarçaf përkëdhelitë.

Në se na pyesin qiejt një ditë

Ku shkojmë vallë, kush jemi

Të dy trupat me një shpirt

Do thonë:” drejt diellit vemi”

Pas pulsit të zemrës tënde lidhmë

Deri sa dita e re të agojë

Puthjet me t’pranverës erë lermë

Brenda gojës time t’ kundërmojnë.

Shqipëroi: Lefter Shomo

About Post Author