Në shenjë kujtimi-Kasam Shaqirvela


Në datën e 2 marsit të vitit 1444 si sot, para 580 vjetëve, në Lezhën heroike u thirr “Kuvendi i Princave të Arbrit” …ku u mbajt “Besëlidhja e Lezhës”.

Kjo Besëlidhje apo ky Kuvend, është njëra prej ngjarjeve më me peshë kombëtare në historinë e popullit shqiptar.

Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve që respektohet e pranohet edhe nga të gjitha mendjet e ndritura të popujve liridashës të mbarë botës…Ai i dha emër Epokës dhe gjeografisë ku jetoi e veproi ..duke e quajtur kështu edhe të tjerët si: “Epoka e Skënderbeut”…

**

BESLIDHJA E LEZHËS

Lidhjes tonë të Madhe

ku pincat e Arbërisë

mes vete…

u lidhën me besa-besë

për ta mbrojtur vatanin

shpata ilire s’e la jataganin

pa e thyer…,

në gjak arbri të ngjyer….

*

Dhe atje, në vendin e shqipeve,

ku Gjergji Legjendë e gjallë

mundi krenarinë….

për unitet gjithëkombëtar

Atdheut ia rriti madhështinë.

*

Se nuk deshtën në robërim

prandaj dhe lufta qe shpëtim

luftonin pa iu trembur syri

më mirë është të vdesë

se të bëhem vazal-veziri

që vëllaun e vet e pret në besë.

*

Kuçedra e Azisë në ankthe

nga disfata e Nishit pa gjumë

s’ndalej duke sajuar makthe

Intriga e shantazhe si lumë

por edhe sot… e gjithë ditën

krrokat për të Keqin Mot

dhe dorën e zgjatur e shtrin

pellgeve të gjakut me lot

për një perandori të re…

a ne shtiremi “sherrbudalla”?!

sikur nuk e vëmë re,

se është duke ardhur një hata

që do për të na e thyer shqiptarizmin…,

të vetmen shtyllë kurrizore

të racës së bukur arbërore!