Në shtëpinë e pleqve-Murtez Asllani


Në shtëpinë e pleqve

ka njerëz të moshuar,

disa prej tyre

janë edhe të sëmurë.

Ata janë të vetëm

pa askënd në jetë,

disi duhet jetuar

pjesa që u ka mbetë.

Dikur jetuan të lumtur

me grua dhe fëmijë,

tash kanë mbetur vetëm

e kujtojnë rininë.

Burra e gra

aty jetojnë,

ekipet mjekësore

ata i vizitojnë.

Gratë thurrin çorapë

për ta harruar vetminë,

burrat luajnë shah

dhe e mendojnë pleqërinë.

Mosni djem e e vajza

kështu mos veproni,

prindërit tuaj

aty t’i strehoni!

Rrallëkush ata

shkon dhe i viziton,

kanë mbetur t’harruar

pakkush i kujton.

E presin vdekjen

ashtu në vetmi,

iku edhe kjo moshë

o ju shokët e mi!