Në suveniret e kujtesës-Seti Pezaku Vladi


Seti Pezaku Vladi

I binte fizarmonikës shoku ynë i klasës,

puhizë tingujsh që zbrisnin si agim,

orkestër e vetme për ne ajo ishte

mbetur ato tinguj përherë mallëngjim.

Sallë e dikurshme prej kohësh pa të parë,

me stola këmbëthyer, dy llampa për ndriçim,

si dallëndyshet në rreshta, rrinim fletë-fletë

prisnim regëtimën e akordit për vallëzim.

Dhe hidheshin kavaljerët si bletët në lule

hipur mbi tinguj, vesë mbrëmje pikonin,

damat syhënëza fuqinë pastaj merrnin

së bashku me djemtë tastierës fluturonin.

Sallë e ngrohur me kolore rinore,

me fytyra të ndezura trëndafil larë,

me hënën gazmore ulur në dritare

me flokët kaçurrela, të verdha nektar.

E shtrenjta sallë me tango e valse Danubi,

me stolat e thyer ku malli më mbeti,

me vete ju mora në çantën e supit,

gjerdan suveniresh, metafora poeti.

@Seti Pezaku Vladi

Mund të jetë art në lidhje me: 1 person dhe duke buzëqeshur

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 306

Të gjitha reagimet:

12Ilmi Cani, Kristo Çipa dhe 10 të tjerë