Ne të dy-Fatmir Pushi


AUTORI: FATMIR PUSHI

Bota pa dy është krejt ndryshe,

Ashtu si oqeanet…… pa brigje,

Dhe gjatë rrugës me diell me ty,

Zemra ime rreh…… nga gëzimi.

Dashuria ………e shpirtit timë,

Kënaqësia romantike e shpirtit,

Nga agimi…………… në errësirë ,

Me ty në krah…… jam e lumtur.

Dua të njoh…………….përdit,

Si leximi i një………. libri të ri,

Pa kufizime ………e pengesa,

Kënaqësi të jetojsh me ty.

Ngjyra e syve të tu të bukur,

Le të shkëlqejnë si diamant,

Tek ta do të gjejë vetëm paqe,

Dua të jem me ty përgjithmonë.

Takimet e vona në mesnatë,

Yjet janë shumë për të numëruar,

Mindis tyre qëndron roja i natës,

Një jetë duke dashuruar vetëm ty.

Konplimentet nuk më pëlqejnë,

Mos u bëj koprac në dashuri,

Ti nuk je ……………Gjirokastrit ,

Kursejnë, e gjellën, e bëjnë me pak kripë.

Hallet ,kënaqësitë, dhe pasionet,

Ditët e bukura dhe me telashe,

Do ti ndajmë të dy sëbashku,

Që të jetojmë gjithmonë të lumtur.