Në të ndryshmet e mija-Valbona Kolaveri


Rrotullohem bindshëm

Nën lëvozhga sysh,

Ku nën mëdyshje asimetrike

Kam ndjenjat,

Edhe pengjet

Nën ninza të zmadhuara

Të shpirtit,

Flas dhe hesht

Njëjtë njëkohësisht

Mbi përsetë e unit tim

Vargëzohem habitshëm,

Të di ku të mbështetem

Sepse trajtë e pabindur jam

Tek kërkoj pareshtur

Dimensionesh të pazbuluara,

Mbështjellē me retinë

Të vërtetash zemre ndrij

Veten dëgjoj papushim

Nën britma ëngjëjsh

Të brëndshëm,tek thërrasin,

Unë të jem ndryshueshëm

Në të ndryshmet e mia.