Në të njëjtën lagje,në të njëjtin qytet-


NË TË NJËJTËN LAGJE,NË TË NJËJTIN QYTET.

—————————–

Në ballkon rrimë, si unë edhe ti,

dy pallate, që rruga i ndanë,

Unë rri këtej, në anën tjetër ti rri,

E asnjë fjalë, njëri tjetrin si thamë.

Jemi fare pranë, në të njëjtën lagje,

Dhe pothuajse përditë ne shihemi,

Një hapësirë, që s’ka mure e pragje,

Por, kush na pengoi, të mos njihemi.?

Në mbrëmje të dy hënën shikojmë,

Dhe hëna na sheh, si dy ëndërrimtar,

Ndërmjetësinë asaj, do ja kërkojmë,

Se asnjë nga ne, s’është guximtar.

Njëri tjetrin e vështrojmë në largësi,

Por guximin se marrim dot vërtetë,

E kuptojmë, që po lind një dashuri,

Në të njëjtën lagje, në të njëjtin qytet.

Dhe mund të ndodhi, nuk është çudi,

Por shkaku, kush mund të jetë vallë,?

Se pasoja mund të jemi unë edhe ti,

Ndoshta ballkonet, që ishin përballë.!