NË TEATRIN E DYFYTYRËSISË.
N’rrugë plotë njerëz,por sa pak përnjimend.
Krejt maska të veshme,me ftyra të çmendme.
Me dorën n’zemër, me shprehje si dritë.
Por zemra nga mrena ndryshe, e kthyeme si thikë.
T’thojnë” Urime” me gojë plot hije.
E mrena n’zemër, ka zjarrm e ka fije.
Shoqnin e mbajnë kur ka dritë n’shpi.
Po n’terr të lojnë vetun, veç ata me shkri.
Teatrin e jetës, si n’lojë e si në rreng.
Ku një buzqeshje s’asht veç mashtrim n’mjeshtri të rend.
Dyfytyrët rrin afër,sikur veç të dojshin.
Por shpirtin ta lypin sa ma thellë ta ulshin.
E prapë, unë shkoj rrugës tem plot dritë.
Me ata që n’ftyrë janë veç çka shndrit.
N’shoqni të sinqertë e n’dashni të vërtetë.
Me ftyrë e me zemër,pa merak e pa tret.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.