Në tri kohë-Rudina Muharremi Beja


Rudina Muharremi Beja

NË TRI KOHË

Nganjëherë,
përhumbej hapësirave
rrokullisur plasaritjeve të së shkuarës,
çelur stisjeve të stinëve të thata,
udhëkryqeve,
ku çdo kah qarkullimi është i errët.
E nganjëherë,
në tablonë e së ardhmes,
ku shkëlqimi i roztë në pëlhurë mezi shquhej,
penguar grisë së reve…

Në mes qëndronte jeta,
ajo e vërteta…

Çapitej ajo pa zë ndjesive,
agut gjymtyrët ende pa shpirë,
drita këmbën sapo vënë në shteg,
mëngjeseve, ku trëndafili i vesuar shkëlqente,
e vështrimi i tij të mbetej mbi lëkurë,
rrezes në skajet më të fshehta të së tashmes,
ku lumturia fliste përmes puhisë së erës,
e gjithçka përreth bëhet bëhej më e bukur.