NË U VENITSHA
Në u venitsha,
fjala do të mbetet përgjithmonë e re.
Ato lule nëpër vargje, po edhe ti, engjëllore,
nuk do të ndërroni moshë dhe bukuri.
Buzëqeshjet do të mbeten pranvera.
Në u venitsha,
shpresa do të mbetet në vargje,
e fuqishme, e rrëmbyeshme,
për ty.
Elsa, je helmi im!
Në u venitsha,
në ëndrra do të helmohem me ty.
Kur nuk do t’i kem ëndërrat,
nuk do të jesh më në mua.
Do të fikemi të dy tok.
Atëherë do të jem i mundur.
