Në Vajzë rruga më shpuri-Aferdita Koçiraj Selishtaj


Bukurit e vëndit tim

Nuk i gjen dot nëpër botë,

Shqipëri o vëndi im,

Mrekullia je vërtetë.

Labëri gurë stërralli,

Që ndrin si hëna në malë,

Fshatrat qëndisur me dorë,

Janë bukuri e rrallë.

Në Vajzë rruga më shpuri,

Ishte mrekulli vërtet,

Sa hyje brënda në fshatë

Të priste poeti vetë

Busti tij qëndronte lartë,

Sikur thoshte mirë se erdht,

Zhgabë e flamurit në dorë

Dhe vargjet të shkruar vetë

Që aq shumë i ka kënduar

Vlorës dhe vëndit të vetë.

I pa vdekshëm do të jetë,

ALI ASLLANI TRIMË ME BESË.

Në Vajzë rruga më shpuri,

Ishte mrekullia vetë,

Shpella vajzë ishte në rrugë,

Të bënte të kthehesh e vetë