Në valsin e dashurisë…Eralda Cuko


Hëna më tha se vala ishte avitur aty buzë detit,

kishte përqafuar lehtë bregun dhe befas qe ndalur

të sodiste gjithë kërshëri buzëmbrëmjen…

Ajo vinte shpesh mbrëmjeve të vona të puthté bregun

duke e përkëdhelur me hovin e saj të rrëmbyeshëm ,

ndërkohë që pèrëndimi kuqalosh përflakte dhe

reflektonte hijet e romancës së kërcimit të një valsi..

Në atë vals kërcimi ndihej zhurmërima qetësuese ku

vala dashuronte bregun nën tingujt asaj muzike

ritmike e cila pushtonte shpirtrat e dashuruar..

Ajo valë zgjohej në ag nga shtrate të përgjumur

kahëmotshëm dhe herë-herë shfaqej rishtas sikur

donte të merrte me vete një copëz prej atij

bregu të virgjër…

Hëna bukuroshe kundron gjithçka dhe rend

pas atij valsi të magjishëm duke përgjuar cdo hap

të valës në atë breg…

Ajo është e vetmja dëshmitare e asaj dashurie

e cila zgjon pasione në atë kërcim që mban emrin:

“Valsi i dashurisë”….

Eralda Cuko

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur