——————————-
Në varkën e mbijetesës,të gjithë kemi hipur
në ujërat e turbullta,mbi varkë po lundrojmë
nuk e dimë fare,në c’mol kemi për të zbritur
do të arrimë dot në ndonjë breg,këtë po mendojmë.
Sepse varka e mbijetesës,është e amortizuar
dhe dallgëve të turbullta,nuk ju bën dot ballë
nga këto dallgë tërë llum,varka sot është shpuar
nga turbullirat e llumi,i njerëzve sharlatanë.
Ne,Bota,gjithësia,nëpër këto ujëra po notojmë
ndoshta ndonjë ditë,do e përmbytin këtë Botë
mbi varkën e mbijetesës,s’e dimë ato shpëtojme
marrtë hak dhe vëntë dorë,vetëm i madhi -Zot-.
