Në vazhdën e lirikës popullore të Bregut


Shkruan Thanas Boci

Ne vazhden e lirikes popullore te Bregut

Mbi vellimin e fundit te Petraq J. Palit ne 60 vjetorin e lindjes.

“ECI NEPER VITE” “Albin 2004”

(Gazeta Tribuna , e premte 3 dhjetor 2004, f 16)

Me 1 dhjetor 2004, Petraq J Pali mbushi 60 vjec. U lind ne Qeparo ne 1944, ku kaloi edhe femijerine, ndersa me vone shkoi ne Vlore ,ku mesoi e punoi deri ne fund te viteve’80. Ishte perkrahes i levizjeve demokratike te fund vitit ’90, kohe kur u perfshi nga valet e par ate emigracionit dhe qe fillimisht u vendos ne Korfuz, deri ne vitin 1997, kur u largua familjarisht ne SHBA, ku jeton aktualisht.

Eshte nga themeluesit e Shoqates Se Shkrimtareve Shqiptare te Amerikes, ka shume vite si korespodent I Radjo sofjes ne gjuhen Shqipe, nismetar i gazetes “”Himara”ne internet.

Gjat ketyre viteve meret me krijimtari letrare dhe ka botuar kater vellime poetike. Ne kuadrin e 60 vjetorit te lindjes se tij nxorri para lexuesve vellimin e fundit “Eci neper vite”.

Vete nga titulli e tregon qe do te arije vitet e humbura, duke bere nje veshtrim retospektiv jete se tij.

Nje veshtrim reth vellimit poetik.

Letersia e sotme shqiptare ka bere nje “bum” te madh botimesh,jo vetem brenda vendit por edhe ne emigracion.Nje prej tyre krijuesve eshte edhe poeti P Pali, ku në vellimin qe nxorri kohet e fundit ne qender eshte poeti emigrant, ne lidhjet e pa shkeputeshme me atdheun dhe me perjetimet e gjithellojeshme te kurbetit. Nder poezite e para te vellimit eshte ajo “Eci neper vite”,ku autori ben nje analize jetes se tij plot halle e derte, qe eshte jeta e cdo bregasi ne vecanti, apo e shqiptarit ne pergjithesi, duke shprehe kredon e tij si poet.

“Ecij neper vite ,me nje thes mbi shpine,

eshte jeta ime , eshte jeta juaj

sic skalitet guri , ghend dhe poezine

c’pashe ne 60 vjet ne vargje i shkruaj

Ne poezine e tij godet veset e zakonet e keqia, demaskon sistemin e eger qe kaloi vendi yne,i cili shperfytyroi njeriun dhe e depersonalizoi ate,por nga ana tjeter denoncon edhe politikanet e sotem,mafiozet, genjeshtaretm karrieristet, hajdutet e te gjitha ngjyrave.

Petraq Pali eshte qeparotas,por eshte edhe bregas, eshte edhe shqiptar. E, kejo pershkohet ne gjithe vellimin. Ne cdo poezi qe shkruan,ashtu sic ja ndien zemra e ja kendon shpirti, cdo fakt,cdo detaj e lidh me fshatin dhe krahinen me Jonin Kalterosh, me madheshtine e maleve Akroqerane,me psikologjine dhe fatin e njeriut te Bregut. Problemet qe parashtron ne kete vellim jane te shumta, qe nga atdheu e krahina, e gjer tek problemet e shumta shoqerore.Poeti i drejtohet Atdheut, duke i lene lamtumiren, jo nga deshira , por i detyruar si Bajroni ,tek “Cajld Harold”, kur thote:

“O lamtumire, atdheu im po zhduket dalgadale,

gjemon stuhia me terbim, cacri gerhet mbi vale…!”

Ndersa poeti P Pali i dermuar ne shpirt shprehet:

“Lamtumire i dashur Atdhe,

po largohem pergjithmone’

shpirti im i perveluar, oqeanet po kalon…”

Dhe ka arsyet e veta qe te kete keshtu shpirtin, se shqiperia, krahina, fshati nuk duket te ndryshojne, por ende ka dimer,, Joni dallgezon,pemet qajne, gjethet e ullinjve zverdhen,bilbili vajton, sokaket jane mbushur me bar dhe heshtin,se edhe njerezit jane larguar, ne kurbet,atje ka strese, lodhje ankth, ndaj ai shprehet:

“Kalojne vite me mundime,

Edhe shpirti s’gjen qetesi”

Duke menduar per historine e lavdine e te shkuares, bukurine e rralle qe I ka fale natyra atij vendi, mundohet qe te pershkruaje me imtesi gjithcka, ngjarjet, peisazhet,mallet, Jonin, dhe njerezit e mrekullueshem dhe kete e ben nga malli qe e bren se brendeshmi dhe nga ana tjeter do qe t’I preke ne seder qe t’i kthejene nganjehere syte nga atdheu e vendlindja.

Autori kerkon qe njeriu te mos jete indifferent ndaj problemeve, ndersa poetin t’a lere te lire qe t’a thote fjalen e tij. Petraq pali eshte mbrujtur me filozofine popullore, sendet, objektet i mer konkrete e per to jep mendime e mban qendrim te caktuar.

Ne poezine e tij ne kete vellimi, godet edhe veset e zakonet e keqia, demaskon sistemin e eger qe kaloi vendi yne,I cili e shperfytyroi njeriun dhe e depersonalizoi ate,por nga ana tjeter denoncon edhe politikanet e sotem, mafiozet,genjeshtaret,karrieristet, hajdutet e te gjitha ngjyrave.

Poeti eshte njeri i ndjeshem dhe shume I dashur,I dhemb shpirti qe nena i mungon e s’e ka me.Si zemra e nenes nuk ka, si dashuria e saj nuk gjendet asgjekundi:

Nje ze i dridhur nga fundi i dheut

Me fanitet cdo ore e cdo cast,

Eshte zeri i nenes qe merak ka per mua

Se une per te mbeta vocerrak… !

Por me shume respekt e dashuri,shprehet per shoqen e jetes se tij, Kristinen,kur thote:

Zjarri qe ne ndezem bashke

Eshte flake qe flakrron

Le te vije pleqeria

Me shume zemrat na bashkon !

Petrua, me dashurin e prindit te gjyshit pershkruan femijet e tij, nipper e mbesat,por shprehet me respekt per shoket e per miqte.

Ne vellim ngame te frymezuarat dhe me te bukurat jane lirikat e dashurise. Kur ishte i ri poeti dashuronte edhe ai nje vajze e zhgaraviste vargje per te, por kujtimet i ruan edhe sot, se ato s’harohen lehte.Dashuria eshte nje ndjenje e fuqishme qe e fisnikeron njeriun.

Duke huazuar nga kenga popullore erotike e Bregut, mundohet ta pershkruaje sa me bukur vajzen qe dashuron,duke iu drejtuar henes e zogut, detit, dritares e cules se cobanit, figura qe pergejne prozodine e kengeve popullore.

Ne keto poezi erotike te mbushura plot me figura, autori portretizon vajzen bregdetare me syte e kalter si kaltersia e Jonit, me hijeshine e e saj si lartesia e maleve, me faqete e kuqe si kokrrat e portokalleve. Keto poezi perbejne nje nga anet me te bukura te krijimtarise se autorit ne kete vellim:

O, moj hene pse s’me thua

Kur ndricimin hedh mbi krua

Mose e pe ate qe dua…

Shtojzovallen sy pallua ?

Ose:

Une per Ty e ti per mua

Buzekuqe sy fajkua.

Ose:

Kejo sy bluja jone

Qan edhe loton…’!

Poezia e Petraq Palit ne kete vellim te ri eshte ne vazhden e lirikes popullore te Bregut, por edhe ne vazhden e poezise se rilindase per mallin e zjarrte per Atdheun dhe vendlindjen. Autori eshte i cilter, i thjeshte, i paster mbeshtetur ne filozofine dhe tradien popullore.

Ajo shtrihet ne hapsire e ne kohe dje dhe sot, ne fshat ne krahine, atdhe por edhe ne kurbetin e larget.

Me embelsine e shpirtit shprehet edhe vargu i tij kur pershkruan krahinen, vajzen, nenen,mikun e shokun, por egersohet ndaj veseve te keqia e atyre qe i mbartin ato.Ndonse shume larg, meditimet e tij jane spontane, te kthjellta e konkret,se ai i njeh mire ato vende e ato vise, i njef mire ata njerez me psikologjine e tyre.

Disa poezi kane edhe nota pesimizmi:kane vargje dhembje e lote, edhe deshperim. Keto jane me se te kuptuesheme e te priteshme per nje shpirt te dashur e te ndjeshem si i tij. Keto vijne si rezultat i kurbetit te larget dhe disa zhvillimeve kaotike e te mbrapshta ne atdhe. Po ne teresi vellimi pershkohet nga optimizmi per te ardhemen, vlerat e te cilit autori ua server lexuesve nepermjet mesazheve qe trasmeton si njeri me bote te madhe e patriot.

Vellimi eshte fryt i nje pune kembengulese e te lodheshme te autorit, i neteve pa gjume, plageve qe i ka hapur kurbeti,eshte nje monument per karahinen e fshtin e njerezit e tyre, eshte shenje e dashurise e respekt per njerezit e afertte tij, per miqte e shoket,eshte nje goditje e fuqishme per te keqinjte, si dhe nje lartesim i bukur qe i ben dashurise si ndjenje fisnikeruese.

Ne 60 vjetorin e lindjes se tij na dhuroi nje vellim poetik si nje buqete lulesh te fresketa, ndersa ne i Urojme :

U befsh 100 vjec !

GEZUAR.! 

About Post Author