Në vendlindje është më mirë!Zymer H.Haliti


NË VENDLINDJE ËSHTË MË MIRË !

Ti pëllumbeshë me krahët shkruar

ku je nis të fluturosh…?

Të lutem nëse shkon kah perëndimi

fëmijëve të mi të fala t’u dërgosh

Thuaj se për juve çdo ditë malli më djeg

e s’po mundëm të kuptoj…!

Pse ju shkuat në vende tjera…?

A po atdheu një vend pune s’ju afroi !?

Pëllumbeshë moj e bekuar

Ti,që fluturon kaltërsive e lirë

fëmijëve të mi duhesh treguar

se në vendlindje është më mirë…!

Mos të harrojnë gjuhën shqipe

as atdheun asnjëherë…

edhe pse ikën shumë vite

për ju atdheu nuk hapi derë…!

Por,kujtoni familjen tuaj

babë,nënë,vëlla e motër

ju mirëpresin me dashuri

qofshit mirë çdo herë

ju ruajt e bekuara Perendi.