Në vigjilje të ditës së alfabetit shqip-Kasam Shaqirvela


Kasam Shaqirvela

URIME DITA E ABC-së SHQIP…!

*Ta kujtojmë me dashuri dhe kurrë të mos e harrojmë, këtë datë madhështore të historisë sonë të lavdishme…!

-Ky Alfabet u ngjiz qysh në lashtësi kur Fryma Hyjnore e mbarsi mendjen e ndritur të popullit pellazgët të Pellazgjisë, pastaj udhëtoi nëpër Iliri me misionarët e vet derisa arriti në Arbëri ku mesjeta qe e egër por ai i mbijetoi, si gjithmonë, më vonë me mundin dhe djersën e derdhur të Rilindasve tanë të devotshëm, pas punimeve që nga dita e 14 nëntorit në datën historike, 22.11.1908, u kurorizua dhe Kongresi i Manastirit i mbylli punimet me sukses, duke e sjellë në jetë dhe përligjur me emrin: “ABC-ja Shqipe me 36 shkronja” që u rrit në Shqiptari,….ku sot e mot, gëzon se feston 115 vetorin e vet!

Falë kësaj Gjuhe Hyjnore dhe Alfabetit të saj, autorët shqiptarë dhe të huaj kanë mbushur Bibliotekat me librat e tyre anekënd rruzullit tokësor..!

**

*

NISMA E SHKRONjAVE

(Kongresit të Alfabetit Shqip)

Po ecin shkronjat e afabetit

Udhëtojnë nëndhe e mbi te

Përhapen sikur t’ishin vetë fetë

Vijnë e sjellen këtu tek ne

Dhe përthithen ashtu etshëm

Sikurse shiu i lëshuar nga retë

Kur i bie tokës së stërzhuritur

Nga zhegu i verës së tretë.

Udha e shkronjave ka nismë të hershme

E mbrothur në Pelazgjinë e lashtë

Derdhur nga pellazgët anekënd botës

Risjellë nga Kadmi në Illyrinë e vjetër

Tek stërgjyshërit e tij, dashtë e padashtë?

Iu dha njerëzisë si shkrim për komunikim

Bekuar nga hyjnitë, dhuratë e salvim

Dhe pollën alfabete, si biçim skelete

Jetesës që rrodhi jashtë sinorit matanë.

Mblodhi e mbështolli popuj pas vetes

Ky i joni shkrim, i shenjti parim

Shkronjat na i grisnin, ne prapë i ngjisnim

Sa herë në histori nga fillimi nisnim

Sërish rrugëtuam si ylli mëngjesit

Bashkë me ABC-në mbajtur në gji

Ngado që shkuam, kudo që vajtëm

Zemra rrihte vetëm për liri, pa lot

E patëm ruajtur tonin ALFABET

Bashkë me veten tonë, me mija vjet

Nëpër Pellazgji, Iliri, Arbëri e Shqiptari.

Gdhendur në zemër e shpirt…

Bashkë me emrin që e kemi sot.

© Kasam ShAQIRVELA

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 92

Të gjitha reagimet:

2Ti dhe 1 tjetër